Lajmi i fundit/ Sherri me thika në Durrës, shkon në 2 numri i viktimave
Një tjetër viktimë raportohet nga sherri me thika në Durrës, ditën e sotme.
Kështu, deri tani janë konfirmuar si të vdekur shtetasit Lulzim Qano dhe Yzedin Shollari. I pari është qelluar me thikë nga Eduard Xhaferi pas sherrit banal.
Ndërkohe nuk dihen ende rrethanat për vdekjen e Yzedin Shollarit.
NGJARJA
Më datë 23.05.2017, rreth orës 13:20 , jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se kanë shkuar të plagosur dy shtetas. Menjëherë shkuan në Spital Efektivet e Policisë, të cilët konstatuan se ishin plagosur me mjet prerës thikë, shtetasit Y. Sh. , rreth 60 vjeç dhe E. Xh. ,rreth 50 vjeç.
Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se në fshatin Rrushkull, shtetasit e mësipërm janë konfliktuar me shtetasin L.Q. Konflikti ka qenë I çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me mjet prerës (thikë) me njëri-tjetrin. Për pasojë shtetasi L.Q. ka ndërruar jetë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.