Biba zbulon dorëheqjen nga kreu i KQZ: Ndryshim kuajsh në mes të lumit...
Një dorëheqje e detyruar nga rrethanat ka qene ajo e kryetarit të KQZ-së Denar Biba.
Në dokumentin e publikuar në facebook mësohet se Biba ka dhënë dorëheqjen më 20 maj ndikuar nga situata politike.
Dokumentin Biba e shoqëron dhe me ketë koment.
Sipas ligjit te Merfit, “nese dicka e keqe do te ndodhe, atehere ajo do te ndodhe ne momentin me te keq te mundshem”.
Ja keshtu edhe ky “ndryshim kuajsh ne mes te lumit”, i padeshirueshem nga kendveshtrimi i ngushte i stabilitetit te institucioneve, por i nevojshem per stabilitetin e vendit.
Personalisht e konsideroj nje aksident profesional pergjate nje karriere te konsoliduar, qe nuk ka asnje pasoje te pakthyeshme.
Fundja, aksidentet shpesh kane qene shkak per evolucionin njerezor, dhe une e kam te provuar mese njehere kete.