Policia flet për bombën në Elbasan, ja sa tritol ishte vendosur poshtë automjetit

Aktualitet

Ditën e sotme, në qytetin e Elbasanit, në lagjen "Luigj Gurakuqi", në Bulevardin kryesor në kryqëzimin "Kristoforidhi", është marrë informacion se në tokë poshtë një automjeti që ishte i parkuar ndodhej një pako e zezë e dyshuar me lëndë plasëse. Nga ky alarmim, shërbimet e policisë janë drejtuar mënjëherë në vendin e ngjarjes, të cilat kanë evakuuar personat përreth duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Po ashtu në vengjarje kanë mbërritur forcat antieksploziv të Reneas, ku pas veprimeve të para rezultoi se brenda pakos kishte lëndë eksplozive.

Ndërkohë që pas disa orësh terror, specialistët antieksploziv të Reneas bënë çaktivizimin e lëndës plasëse.

Tani, policia njofton se nga kqyrja paraprake rezultoi se brenda pakos kishte rreth 300 gramë lëndë eksplozive si dhe një aparat celular.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për të përcaktuar nëse lënda eksplozive ishte vendosur me qëllim shpërthimin e automjetit në pronësi të shtetasit F.V që ndodhej i parkuar, apo ka pasur destinacion tjetër.

ME TE LEXUARAT