Aksident i rëndë në Berat, furgoni përplaset murin dhe kamionin e parkuar, një i plagosur (Foto)
Një aksident i rëndë është raportuar ditën e sotme në Vodicë të Beratit.
Mësohet se një shtetas i cili lëvizte me një furgon me targë Br 4728 B, u përplas me murin rrethues të një kantieri ndërtimi, duke e marrë atë përpara dhe duke u përplasur me një kamion që ndodhej i parkuar aty pranë.
Disa pamje, të publikuara nga tvklan.tv, mund të shihet se përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke shkatërruar thuajse tërësisht pjesën e përparme të furgonit.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe personave të tjerë për të nxjerrë nga mjeti drejtuesin e furgonit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Ai mësohet se ka marrë plagë të rënda dhe është nisur drejt spitalit.
