Nikolic: Për të hyrë në BE, Serbia duhet ta njohë Kosovën

Kosovë&Rajon

Pranimi i pavarësisë së Kosovës dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, do të jenë dy kushtet kryesore, që Serbia duhet të plotësojë për anëtarësimin në BE.

Kështu ka deklaruar presidenti serb Tomislav Nikolic për televizionin publik serb, RTS, transmeton agjencia bullgare e lajmeve BGNES.

Pranimi i pavarësisë së Kosovës dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, do të jenë dy kushtet kryesore, që Serbia duhet të plotësojë për anëtarësimin në BE. Kështu ka deklaruar presidenti serb Tomislav Nikolic për televizionin publik serb, RTS.

Në fakt, Nikolic ka potencuar se në njërën nga vizitat e fundit në Beograd, këtë ia kishte kërkuar komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, transmeton RTKlive.

"Hahn më ka thënë se Serbia nuk mund të ec përpara, nëse nuk nënshkruan një marrëveshje ndërfqinjësore me Kosovën. Kjo për mendimin tim, nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai (Hahn) gjithashtu na tha se pa një politikë të jashtme të përbashkët, ne nuk mund të bëhemi anëtarë të BE-së," ka theksuar Nikolic./RTKlive

ME TE LEXUARAT