Trafiku i drogës Shqipëri-Greqi-Turqi, arrestohet shqiptari. Ja ku e kishte fshehur heroinën(Foto)
Policia greke, të njoftuar nga homologët e tyre shqiptarë policinë kanë kryer një operacion antidroge në kufirin Greqi-Turqi.
Mësohet se në doganën e Kipos, është ndaluar një mjet që vinte nga Turqia në Greqi që drejtohej nga një shqiptar 34-vjeç, i cili u arrestua. Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit. Në mjetin e tij u gjeten dhe sekuestruan 5 kg 625 gram heroine të fshehura në disqet e makinës. Po ashtu, u sekuestruan 470 euro, 2500 lek si dhe 2 celularë. Mësohet se operacioni i zhvilluar pas informacioneve me policinë shqiptare në kuadër të luftës ndaj drogës që importohet në të dyja vendet.
