Goditet klani shqiptar i kokainës në itali, kapen mbi 500 mijë euro drogë

Aktualitet

Policia italiane ka goditur klanin që merrej me shpërndarjen e drogave të forta, duke vënë në pranga 36 persona. Nga përgjigjet e policisë vendase, shefat u thoshin anëtarëve të bandës: “Ju duhet të punoni mirë!”

Në një rast, policia ka arritur të gjejë një sasi droge të fshehur në pyll me vlerën e 500 mijë eurove. Grupi kriminal, kishte komanduesit, furnizuesit, shitësit dhe rekrutuesit e rinj, duke shitur kokainë me vlerë qindra e mijëra euro.

Operacioni i quajtur “Big Rock”, u zhvillua në Perugia, duke çmontuar organizatën. Organizata kishte kontrollin e plotë të zonës me lidhje të forta me furnizuesit e drogës dhe konsumatorët, të cilëve u jepnin “çmime konkurruese”, si dhe “dërgesat në shtëpi”.

Grupi i shqiptarëve kishte krijuar një strukturë organizative për vite me radhës në tregtinë e kokainës. Mediat italiane shkruajnë se janë sekuestruar disa kg kokainë e mijëra euro. Grupi ishte në gjendje të fitonte sasi të mëdha parash.

Anëtarët e organizatës arrinin të shisnin deri në 200 doza kokaine në jave, ndërsa paratë dhe droga ishin fshehur në një fshat dhe në një pyll në Trasimeno.

ME TE LEXUARAT