Detajet tronditëse/ "Ja kush qëndron pas sulmit terrorist në Stamboll"
Lajmifundit
/
1 Janar 2017, 16:31
Bota
"Pas sulmit terrorist në Stamboll qëndrojnë organizatat terroriste të Gylen", ky është kryetitulli i mediave turke pas sulmit me 39 të vdekur.
Sulmi ndodhi mbrëmë dhe raportohet për të paktën 39 viktima, ndërkohë mediat e Turqisë akuzojnë Fehtullah Gylen.
Sipas tyre, pikërisht kjo organizatë ka xhiruar prej pak kohësh edhe një film, ku është parashikuar sulmi me babagjyshin.
Gjithashtu, mediet në Turqi nënvizojnë se filmat e financuara nga ana e organizatës Gylen kishin parashikuar edhe vrasjen e ambasadorit rus në Ankara.