Banka e Shqipërisë hedh në treg një monedhë të re, foto dhe detajet

Aktualitet

monedha-bshBanka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data 1 dhjetor 2016 do të hidhet në qarkullim monedha metalike shqiptare me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2014.

Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 5 Lekë, është miratuar me vendimin nr. 16, datë 26.2.2014, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Monedha e re metalike, me vlerë nominale 5 Lekë, emetim i vitit 2014, ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë, me monedhën metalike me vlerë nominale 5 Lekë, emetim i vitit 2011. Ndryshimi nga emetimi i fundit i kësaj prerjeje qëndron tek viti i emetimit në trupin e monedhës, i cili në monedhën e re do të jetë “2014”.

Duke filluar nga data 1 dhjetor 2016, monedha metalike me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2014, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.

ME TE LEXUARAT