Gazetarët holandezë kundër Shqipërisë: Po shantazhoni BE-në
Gazetarët Holandezë kanë kritikuar ashpër politiken e propozuar nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta për të mos penguar emigrantë klandestinë që kanë mbetur në Greqi dhe që mund të nisen drejt Shqipërise.
Meta ne Itali tha se nuk do të ndertojë asnjë mur për të penguar klandestinet, duke lene të kuptohet se ata nuk do bllokohen siç po ndodh aktualisht nëMaqedoni.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Por sipas disa gazetarëve holandezë, pozicionimi i autoriteteve shqiptare nuk është i sinqertë, pasi përdoret nga Shqipëria për të shantazhuar Bashkimin Europian. Sipas Jelte Wiersma, korrespondent i revistës "Elsevier" , Shqipëria nuk mund të ndjek hapat e Turqisë.
JELTE WIERSMA:
"Shqipëria thotë se do të lejojë emigrantët. Pas Turqisë, tashmë edhe Shqipëria do tëkërkojë para nga Unioni në kembim të bllokimit të refugjatëve. Ky është shantazh ndaj BashkimitEuropian."
Ky qendrim mbeshtet dhe nga dy gazetarët e tjerë Holandeze të cilët kanë kritikuar ashper politikën e qeverisë shqiptare për emigracion. Sipas gazetarit Holandez Stefan Huijboom, i cili punon për portalin GeenStijl, Shqipëria duhet të zgjidhë së pari problemet e veta me azilkërkuesit shqiptarë në BE.
STEFAN HUIJBOOM:
"Qeveria shqitpare është treguar e paafte të kontrollojë shtetasit e saj. Sot në Europë kemi mijëra emigrant shqiptarë në vendet e BE-së dhe papritmas Shqipëria po kërkon të zgjidh dhe problemet tona. Shqipëria mund t'a ndihmojë Bashkimin Europian duke siguruar që shtetasit e saj të mos largohen. Është për të ardhur keqqë ne të mund të shantazhohemi nga një vend që ka kriminelë në Parlament."
Por sipas Gyurka Jansen, gazetar për The Post Online, kjo mund ti kthehet me vone si boomerang Shqipërisë.
GYURKA JANSEN:
"Kjo mund të jetë një mënyrë e zgjuar afatshkurtër, pasi refugjatët janë një instrument në duart e politikanëve. Megjithatë, ata do të humbasin kredibilitetin nga qytetarët europianë, të cilët çdo ditë po kundershtojnë më ashper politikën e zgjedhur nga Bashkimi Europian. Pra, nuk dihët nëse kjo është e zgjuar për një periudhë afatgjatë."
Holanda vitin e fundit ka patur një fluks të lartë azilkërkuesish, ku bëjnë pjesë dhe shqiptarët. Ketë vit plot 717 shqiptarë kërkuan azil në Holandë, nivel i barabartë me të gjitha kërkesat së bashku të bera ne 15 vite e fundit nga shtetasit Shqiptare.