Vargjet e Arben Dukës për Enver Hoxhën shkaktojnë trazime online

Aktualitet

ENVER HOXHANë portale online dhe rrjete sociale është komentuar sot kopertina e Ditës për 16 tetorin, datëlindjen e diktatorit Enver Hoxha.

Veçanërisht me replika janë pritur vargjet e Arben Dukës, pjesë e forumit të kopertinës tonë të sotme ku ka qëndrime pro e kundër si dhe një shkrim të Indro Montanellit botuar në 12 prill 1984.

Imagjinoni sikur një gazetë gjermane të hapej me Hitlerin – shkruan Tema – dhe i quan vargjet e Dukës me përçmim “bejte”.

Dita ringjall Enverin – shkruan gazeta Mapo.

Dita ringjall Enverin – shkruan gazeta Mapo.

Dy shkrimet e plota të kopertinës së sotme mund të lexohen KËTU dhe KËTU

Më poshtë, vargjet e plota të shumëdebatuara të Arben Dukës:

 

************

O mos kishe lindur, o mos kishe vdekur!

Partitë Komuniste,

e cenuan bindjen,

sepse në lokalet,

qenë tok me Rilindjen!

Pesë vota që kishin,

Edvinit ia dhanë,

edhe pse Enverin,

Edvini ua shan!

Edhe pse babanë,

komunist e kish,

Enverin e shan,

si shoku Berishë!

Tani komunistët,

janë strukur prej tmerrit,

kanë frikë t’ia festojnë,

ditëlindjen Enverit!

Gjithmonë i bllokojnë,

këtu komunistët,

po kurrë probleme,

s’kanë pasur zogistët!

Dhe unë nuk jam kundër,

ta kujtojnë sa janë,

ata që Zogollin,

një idhull e kanë!

Unë Zogun s’e dua,

gjithë Bota e di,

por s’i them dot tjetrit:

“Përse e do ti?!”

Ky është pluralizmi,

që u përurua,

të mos jap hesap,

kë dua-kë s’dua!

Ky është pluralizmi,

doni-apo s’doni,

të mos imponohem,

nga Besim Ndregjoni!

Nga Besim Ndregjoni,

dhe idiotë të tjerë,

që bënë goxha pare,

nga shoku Enver!

Këta politikët,

një ditë e bënë mirë,

që veten e lidhën,

vetë me zinxhirë!

Për lirinë e tyre,

çfarë nuk kurdisin,

po lirinë time,

nuk e llogarisin!

Ata kanë të drejtë,

me zinxhir të mbrohen,

po s’kanë asnjë shans,

të na imponohen!

Ç’humor kur Sovranit,

direkt i drejtohen:

“Nga emri i Enverit,

të gjithë provokohen!”

Ja po e them unë,

more mëndje hiç,

unë nga Enver Hoxha,

s’provokohem hiç!

Kuptohet që ca,

janë ftohur në bythë,

në demokraci,

nuk ka më: “Të gjithë!”

Në demokraci,

s’ka më vlerë uni,

se vendin e tij,

ka edhe majmuni!

Enveri ka pasur,

mijëra bythëlëpirës,

që ja bënin dritë,

si faqe e pasqyrës!

Mijëra bythëlëpirës,

ajo kohë kish,

baltë-o baltë sheshi,

si shoku Berishë!

Ky që me urinën,

e shokut Enver,

çau atë kohë,

dhe bëri karrierë!

Kam thënë-që Enverit,

një gjë kurrë s’i falet,

që Sali Berishën,

e shkuli nga malet!

Atëherë bënte,

mrekulli epoka,

po malet dhe shpellat,

s’ia shkuli nga koka!

Na shurdhuat veshët,

me ham e me hum,

bëni për Enverin,

një Referendum!

Lavdia e tij,

mbeti e paprekur,

ju të gjallëve-pisa,

u mund dhe i vdekur!

U mund dhe i vdekur,

e u bën hatanë,

se ai punoi,

veç për fukaranë!

Dhe të gjithë Vatanin,

e bëri një blind,

dhe persekutoi,

zero-pesë përqind!

Zero pesë përqindshi,

që na imponohet,

që Enveri ynë,

nga ne mos kujtohet!

Që janë kaq të paktë,

bëhet llogari,

se kanë konkurruar,

me dy-tre parti!

Dhe s’kanë bërë kurrë,

det e kiamet,

se nuk kanë marrë dot,

asnjë deputet!

Askush nuk bën dot,

tjetër llogari,

as Sala s’i futi,

kurrë në qeveri!

Ata kanë të drejtë,

atë kohë mos duan,

sepse u burgosën,

dhe u internuan!

Po ne që Enverit,

i pamë shumë të mira,

s’kemi pse ta lidhim,

veten me zinxhira!

Enveri lartoi,

një popull të tërë,

e këta kështjella,

po ngrënë në rërë!

Them-sot tek Enveri,

do shkojnë them unë,

që të gjithë shqiptarët,

që mbetën pa punë!

Në Sharrë me mijëra,

do shkojnë për besë,

që të gjithë ata,

që s’kanë asnjë shpresë!

I shoh si po shkojnë,

me lule në duar,

të gjithë që ky shtet,

keq i ka harruar!

Gjithë ushtarakët,

që s’kanë më ushtri,

që s’ua zgjidhi hallet,

as kjo qeveri!

Të gjithë veteranët,

të luftës-të punës,

ata që Enveri,

priu mes furtunës!

Tek këta të gjithë,

vendin unë e kam,

dhe po të mos vemi,

e paçim harram!

De-o Enver Hoxha,

që të kishim hekur,

o mos kishe lindur,

o mos kishe vdekur!

ME TE LEXUARAT