Detaje shokuese nga përdhunimi i nxënëses nga mësuesi

Aktualitet

mesuesiiiPolicia ka mesuar detaje shokuese sot pas denoncimit të nënës së vajzës 12 vjeçare, lidhur me përdhunimin nga ana e mësuesit ne Divjake.

12 vjeçarja është abuzuar seksualisht nga mësuesi i saj kujdestar, brenda ambienteve të shkollës. Ngjarja ka ndodhur në mënyrë të përsëritur, me dy episode. Kjo gjë ka ndodhur një herë në muajin janar dhe një herë në muajin maj.

"E mitura i tregoi të ëmës për abuzimin. Abuzimi ndodhte në mëngjes në orën 07:30. Abuzimi i fundit ndodhi këtë të premte në klasë. Gjithçka ndodhte në klasën ku bëhej mësim", ka thënë një e afërme e së miturës.

Pas ngjarjes tronditëse ka reaguar edhe drejtori i shkollës ku jepte mësim mësuesi i arrestuar. Për drejtorin Vasil Rrushi, shkolla nuk ka pasur dijeni për ngjarjen.

Policia njoftoi arrestimin e mësuesit 62 vjeçar në një fshat të Divjakës, pasi akuzohet për abuzim seksual me dhunë me një nga nxënëset e klasës që kishte në kujdestari.

ME TE LEXUARAT