Prezantohet zyrtarisht Audi Q7 i ri

Teknologji

audiiq7Audi Q7 i ri ka debutuar zyrtarisht në Detroit Motor Show. Audi i ri ka pamje më të “egër” në krahasim me modelet e kaluara të kompanisë gjermane.

Makina Q7 e re është më i vogël se paraardhësi, 37mm më i shkurtër dhe 15mm më i ngushtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjenerata e re e Q7-shit do të vijë me disa versione të motorëve:

2.0 TFSI me 252 kuajfuqi

3.0 litër TFSI me 333 kuajfuqi

3.0 litër TDI me 218 kuajfuqi

3.0 litër TDI me 272 kuajfuqi

Përpos tyre Audi do të ofrojë edhe një model hibrid me 3.0 litër TDI me tetë shpejtësi. Kjo veturë pritet të ketë 373 kuajfuqi dhe mund të arrijë shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë për gjashtë sekonda. Shpejtësia maksimale e saj është 225 km/orë.

Gjenerata e re pritet të ketë edhe shumë ndryshime në pjesën e brendshme. Ndryshimet më të mëdha janë dritat LED, si dhe ulëset e lëkurës. Sistemi i ri i klimës dhe ekranet e mëdha në pjesën e përparme e bëjnë këtë veturë edhe më të veçantë.

ME TE LEXUARAT