Zjarri në Zvërnec përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

Aktualitet

Zjarri në Zvërnec përfshin pyllin me pisha pranë
Një godinë e vogël në zonën e Zvërnecit, aty ku kanali i lagunës se Nartes lidhet me detin, është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Godina, e cila shërbente për magazinimin e materialeve të peshkimit, është përfshirë nga zjarri rreth 30 minuta më parë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Zjarri rrezikonte të përhapej edhe në pyllin me pisha pranë godinës, por ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur neutralizimin e situatës.

Sipas shërbimit zjarrfikës, paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, pritet të përcaktohen rrethanat e plota të ngjarjes. Për momentin ka vetëm dëme materiale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion