Zjarri në Peqin/ Tre ditë pas, shoqërohet në polici autori i dyshuar i zjarrvënies

Aktualitet

Zjarri në Peqin/ Tre ditë pas, shoqërohet në polici autori i

Tre ditë pas shpërthimit të zjarreve në fshatrat e Peqinit, policia ka shoqëruar një person, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarrin.

Sipas dyshimeve të para, personi ka ndezur zjarr për nevojat e tij, por flakët janë përhapur me shpejtësi në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, të favorizuara edhe nga era e fortë.

Ndërkohë, qindra forca dhe dhjetëra mjete nga 11 bashki janë angazhuar në terren që prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, në përpjekje për të vënë nën kontroll vatrat aktive.

Për shkak të dinamikës së zjarrit dhe ndryshimit të vazhdueshëm të erës, një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga flakët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion