ZGJEDHJET NË SERBI / Mbyllen qendrat e votimit dhe nis numërimi, pjesëmarrja e qytetarëve shkon në 67.5%.

Qendrat e votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi janë mbyllur zyrtarisht në orën 20:00, ndërsa ka nisur numërimi i votave për përcaktimin e përbërjes së re të Parlamentit.
Sipas të dhënave zyrtare, të drejtën e votës e kishin 6,451,292 qytetarë, të cilët mund të votonin në 8,392 qendra në të gjithë vendin. Procesi zgjedhor nisi në orën 07:00 të mëngjesit.
Deri në orën 19:00, pjesëmarrja në votime kishte arritur në 67.5%.
Pavarësisht mbylljes zyrtare të qendrave, votuesit që në orën 20:00 ndodheshin ende brenda tyre ose në radhë për të votuar do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre edhe pas këtij orari.


