Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë

Aktualitet

Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me

Një konflikt mes disa të rinjve në qytetin e Korçës ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 19-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në lagjen nr. 11 të qytetit.

I plagosur ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M. A., i cili është goditur me thikë në kofshë gjatë konfliktit.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë ndërhyrë, duke bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, 23-vjeçarit me iniciale R. I.

Nga verifikimet ka rezultuar se i riu ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të cilën dyshohet se e kishte thyer në momentin e ngjarjes.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, efektivët e policisë kanë gjetur edhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis sativa.

Ndërkohë, 19-vjeçari i plagosur është transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon veprimet për arrestimin e 23-vjeçarit, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion