Vijon sërish protesta, të rinjtë mblidhen sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Aktualitet

Vijon sërish protesta, të rinjtë mblidhen sot  në orën
Pas protestës së djeshme në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, të rinjtë kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe sot.

Protesta e radhës pritet të zhvillohet në Ministrinë e Arsimit, rreth orës 14:00, ku do të ketë dhe nisjen e saj, ndërkohë pritet për tu parë se si do të shpërndahet më pas tubimi.

Gjatë protestës së djeshme, situata u përshkallëzua në disa zona të kryeqytetit, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e protestuesve.

Ndërkohë, disa persona u shoqëruan në spital për ndihmë mjekësore, teksa rasti më i komplikuar dhe i rëndë sipas bluzave të bardha, ishte 28-vjeçari nga Elbasani Erjon Vishkulli, i cili u godit me plumb gome në sy gjatë protestës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion