E rëndë në Florida, të shtëna me ar'më pranë universitetit, mes të plag'osurve 6 të mitur

Njëmbëdhjetë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë stadiumit Bragg Memorial të Universitetit Florida A&M, në Tallahassee të Floridës, të shtunën në mbrëmje.
Mes të plagosurve janë gjashtë të mitur, përfshirë një djalë 11-vjeçar, si dhe një student. Lajmi u bë i ditur nga shefi i policisë lokale, Lawrence Revell.
Sipas CNN, një prej të plagosurve ndodhet në gjendje kritike, ndërsa tre të tjerë kanë marrë lëndime serioze. Tetë personat e tjerë janë në gjendje të qëndrueshme. Gjithashtu, gjyshja e njërit prej viktimave është plagosur teksa përpiqej të largohej nga vendngjarja.
Vlerësimet paraprake të policisë sugjerojnë se të shtënat mund të kenë ardhur pas një konflikti mes dy ose tre personave. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Incidenti ndodhi disa orë pas zhvillimit të një ndeshjeje të futbollit amerikan në stadiumin e universitetit. Deri më tani, nuk është konfirmuar nëse të shtënat kanë lidhje me aktivitetin sportiv.


