VIDEO/ Policët tërhoqën zvarrë të riun, mesazhi i studentes që u bë simbol i protestës: Stop dhunës! Zëri ynë duhet të dëgjohet

Aktualitet

VIDEO/ Policët tërhoqën zvarrë të riun, mesazhi i

Samanta Toçja, studentja që u bë virale një ditë më parë me mesazhin e fortë që përcolli, ka bërë thirrje për të mos ushtruar dhunë ndaj të rinjve që për katër ditë janë ngritur në revoltë duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.

Në një mesazh në rrjete sociale, ajo thotë se zëri i çdo studenti duhet të dëgjohet, ndërsa bën edhe apel për t’u bashkuar në protestë.

“Zëri im dje është dëgjuar më shumë se kurrë. Kjo është hera e parë që unë dal publikisht për të folur përkundrejt mediave. Jo vetëm zëri im por edhe i çdo studenti duhet të dëgjohet.

Dhuna është e patolerueshme. Çdo fjalë e thënë nga ana ime është në emrin tim, dhe jo në emër të studentëve. 

Unë përfaqësoj veten time dhe secili nga ata përfaqëson veten e tij. Stop dhunës. Më arresto, por mos më dhuno”, tha e reja.

 

ME TE LEXUARAT