FOTO/ Papa Leone shfaqet për herë të parë pas operacionit, kremton Meshën në spital

Bota

FOTO/ Papa Leone shfaqet për herë të parë pas operacionit,

Gjendja shëndetësore e Papa Leo XIV po përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme. Ati i Shenjtë vijon të jetë i shtruar në spitalin Gemelli në Romë, pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e një tumori kanceroz nga mushkëria e djathtë.

Sipas përditësimit të fundit të Vatikanit, të publikuar pasditen e së premtes (16 tetor), rikuperimi pas operacionit i Papës 71-vjeçar po ecën normalisht. Ekzaminimet e fundit mjekësore kanë konfirmuar përmirësimin e vazhdueshëm të gjendjes së tij të përgjithshme shëndetësore.

Mjekët që po kujdesen për të, Luigi Carbone dhe Stefano Margaritora, bëjnë me dije se Papa iu nënshtrua gjatë mëngjesit analizave të gjakut dhe një radiografie të kraharorit, rezultatet e të cilave u vlerësuan veçanërisht inkurajuese.

Sipas tyre, kreu i Kishës Katolike tashmë është në gjendje të kryejë të gjitha aktivitetet e përditshme pa pasur nevojë për ndihmë.

papa-leone-1.jpg

Pavarësisht shtrimit në spital, Papa Leo XIV ka vijuar edhe aktivitetet e tij fetare. Mesditën e së premtes, ai kremtoi një meshë në një ambient të posaçëm, të përshtatur në katin e dhjetë të spitalit Gemelli.

Në meshë morën pjesë anëtarë të stafit mjekësor dhe infermieror, si dhe përfaqësues të xhandarmërisë së Vatikanit.

Gjatë ceremonisë, Papa u shpërndau të pranishmëve kungimin dhe, në predikimin e tij, falënderoi personat që kujdesen çdo ditë për pacientët.

 

ME TE LEXUARAT