“Këta bëjnë sikur këtu është mrekulli!” / Protestuesi ngre zërin: Ne nuk kemi asgjë, ndërsa ata jetojnë në luks

Një i ri, që po merr pjesë në protestën studentore, u shpreh i revoltuar teksa tha se ndërsa Shqipëria nuk ka asgjë, qeveritarët sillen sikur është mrekulli e botës.
Ai përmendi vilat e zyrtarëve ndërsa shtoi se qytetarët e thjeshtë nuk mund të përballojnë dot muajin me 500 mijë lekë rrogë që mund të marrin.
“Nuk po provokojmë, por na hedhin gaz elefantësh dhe arinjsh. Ne nuk kemi as shëndetësi, as rrugë.
Këta bëjnë sikur këtu është mrekulli e botës. Ata kanë vila, shtëpia e jetë luksi ne mendojmë se ça do të hamë.
Me këto rroga qesharake që as për qira, drita e ujë nuk bëjnë. Me 500 mijë lekë ça do të bësh?
Ça do hajë apo pijë një njeri! Mendojnë këta që janë bërë miliardera dhe nuk e lëshojnë karrigen vetëm me dhunë. “, tha ai.


