Tension në disa qytete/ Përplasje me policinë në Tiranë e Lezhë, digjet Ministria e Ekonomisë dhe bllokohen bizneset. Rama: S’ka forcë në botë që…

Lezha, Shkodra, Burreli, Laçi, Elbasani, Korça, Vlora, Gjirokastra, Dibra, dhe Pogradeci janë zgjuar këtë të premte me protesta.
Të rinjtë, gjimnazistë dhe studentë, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar. Në rrethe, tubimi shënon ditën e dytë të protestave.
Ndërkohë, në Lezhë ka pasur tensione mes protestuesve dhe Policisë, ku palët janë përplasur fizikisht dhe ka pasur të lënduar policë dhe një protestuese. Në drejtim të një gjimnazi janë hedhur gurë. Më pas, Policisë i është dhënë urdhër të tërhiqet dhe të shmangë përplasjet me të rinjtë.
Në Tiranë, protestuesit janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit, ku ka nisur përplasja me Policinë. Më pas, janë zhvendosur te Ministria e Ekonomisë, ku kanë shkatërruar derën dhe kanë vënë flakën. Menjëherë më pas, Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës ndaj tyre për t’i shpërndarë.
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot pranë bizneseve të dëmtuara nga flakët e vendosura nga protestuesit një natë më parë në Tiranë.
“Kjo flakë nuk është e studentëve, edhe këtë sprovë do ta kalojmë bashkë”, ka deklaruar ai.
Përditësimi orë pas ore i të gjitha zhvillimeve të ditës së sotme.


