VIDEO/ Pas festës së lamtumirës me Argjentinën, Lionel Messi shënon dy herë me Inter Miamin, 934 gola në karrierë

Sport

VIDEO/ Pas festës së lamtumirës me Argjentinën, Lionel Messi

Vetëm 4 ditë pas lamtumirës emotive me kombëtaren argjentinase, Lionel Messi dhuroi një tjetër festival futbolli, këtë radhë me Inter Miami në ndeshjen me DC United e fituar 4-0 me argjentinasin që shënoi një dygolësh ashtu sikurse miku i tij Luis Suarez.

Me këtë dygolësh, Lionel Messi shkon në kuotën e 23 golave në total në Major League Soccer dh e e çon në 934 numrin e finalizimeve në të gjithë karrierën e tij.

 Messi ishte titullar në sfidën me DC United, me 39 vjeçarin që i zhvilloi të gjitha ndeshjet me Inter Miamin gjatë pauzës së ndeshjeve të kombëtareve dhe shkoi në Argjentinë vetëm për ndeshjen e lamtumirës së tij nga kombëtarja Albiceleste ku edhe aty shënoi dhe dha dy asist.

Nëse marrim parasysh edhe ndeshjen me Benin, Lionel Messi e çon në 5 numrin e ndeshjeve radhazi që gjen rrugën e rrjetës. Në sfidën me DC United,

Messi shënoi që në castet e para të pjesës së dytë pas një asisti të Suarez, ndërsa në minutën e 60 ylli argjentinas kompletoi mbrëmjen magjike pasi evitoi 3 mbrojtës hyri në zonë dhe mposhti portierin duke ngritur peshë publikun në NU Stadium për të fiksuar fitoren 4-0 të Inter Miamit që është në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit me 49 pikë, pas Nashville.

VIDEO e golit të parë të Messit

VIDEO e golit të dytë të Messit

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion