Vendoset rekordi historik në NBA / Fanella e Michael Jordan shitet me çmim marramendës

Sport

Vendoset rekordi historik në NBA / Fanella e Michael Jordan shitet me

Një fanellë e legjendës së basketbollit, Michael Jordan, është shitur për 14 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri për objektet koleksionuese të lidhura me basketbollin.

Fanella e kuqe e Chicago Bulls, e firmosur nga Jordan dhe e veshur gjatë finales së NBA-së në vitin 1998, u shit përmes një marrëveshjeje private, të ndërmjetësuar nga shtëpia e ankandeve Hunt Auctions. Blerësi është Ron Firman, një investitor në sektorin e pasurive të paluajtshme në Miami.

Atë mbrëmje (5 qershor 1998), ylli amerikan shënoi 37 pikë dhe ndihmoi Chicago Bulls të fitonte me rezultatin 93-88, duke barazuar serinë finale në 1-1.

Në fund, Bulls triumfuan në gjashtë ndeshje, duke fituar titullin e gjashtë dhe të fundit të Michael Jordan me skuadrën nga Çikago. Pikërisht sezoni 1997-1998 u bë më vonë subjekt i dokumentarit të famshëm The Last Dance.

Shitja prej 14 milionë dollarësh e bën këtë fanellë objektin më të shtrenjtë të koleksionimit në historinë e basketbollit. Megjithatë, ajo renditet e dyta në mesin e fanellave sportive të shitura me çmime rekord, pas fanellës së legjendës së bejsbollit Babe Ruth, e cila u shit për 24.12 milionë dollarë në vitin 2024.

Interesi i jashtëzakonshëm për objektet e përdorura nga Jordan gjatë finales së vitit 1998 është dëshmuar edhe më parë. Një fanellë e veshur në ndeshjen e parë të finales u shit për rreth 10.1 milionë dollarë në vitin 2022, ndërsa një tjetër, e përdorur në ndeshjen e tretë, arriti rreth 12.26 milionë dollarë në shtator 2026.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion