Vd'iq pas aksidentit me makinë, reagon policia pas vde'kjes së 15-vjeçarit në Pezë, ja si ndodhi ngjarja

Aktualitet


Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e 29 shtatorit në Pezë-Helmes, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti që drejtonte është përplasur me skarpatën anësore të rrugës dhe më pas është përmbysur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:10. Sipas policisë, i mituri po drejtonte automjetin pa leje drejtimi, kur ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Si pasojë e përplasjes, 15-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri, një 16-vjeçar, ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Më datë 29.09.2026, rreth orës 22:10, në Pezë-Helmes, shtetasi i mitur 15 vjeç, duke drejtuar pa leje një automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës, dhe më pas është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, 16 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion