U arrestua për ngacmim të nxënëses së mitur në Lushnje, mësuesi 60-vjeçar mbërrin në gjykatë

Aktualitet

212112_sd.webp
Madrid Sula mësuesi 60 vjeçar nga fshati Thanasaj i Lushnjës pritet të përballet me togat e zeza për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Ai u arrestua pas denoncimi të prindërve të një nxënëseje  13-vjeçare për mesazhe me përmbajtje erotike. Vajza i ka treguar fillimisht prindërve të saj dhe pasi këta i treguan mesazhet policisë u proçedua me arrestimin e mësuesit.

Gjyqtari Noel Veizi do të vlerësojë dhe caktojë masën e sigurisë ndaj tij. Prokuror i çështjes Skerdi Sinanaj mësohet se ka paraqitur prova për të kërkuar si masë sigurie arrestin me burg.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion