"Ryanair" feston verën e dytë në Tiranë, 23 destinacione (2 të reja), mbi 3 milionë pasagjerë në vit
Ryanair, linja ajrore Nr.1 në Evropë, feston verën e saj të dytë në Tiranë me mbi 320 fluturime javore drejt 23 destinacioneve fantastike. Kompania prezantoi edhe 2 linja të reja drejt Lamezia dhe Varshavë-Chopin.
Programi i larmishëm i verës 2025 nga Ryanair garanton turizëm ndërkombëtar, fluturime me tarifa të ulëta për qytetarët shqiptarë drejt dhe nga Tirana.
Programi i Verës 2025 i Ryanair për Tiranën do të ofrojë:
• Mbi 320 fluturime javore në 23 destinacione
• 2 linja të reja – Lamezia dhe Varshavë-Chopin
• Mbi 3 milionë pasagjerë në vit
• Mbështetjen e mbi 2,200 vendeve të punës në Shqipëri

Puna e vazhdueshme për zgjerimin e Aeroportit të Tiranës, e cila do të rrisë ndjeshëm kapacitetin, përbën një mundësi të madhe për Shqipërinë për të vazhduar më tej me rritjen mbresëlënëse të trafikut ajror dhe të turizmit, përfshirë edhe potencialin për të tërhequr një bazë të Ryanair.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vazhdon të mbetet një destinacion konkurrues përsa i përket tarifave operacionale, duke tërhequr më shumë trafik, më shumë turizëm dhe më shumë vende pune. Deri tani RyanAir ka mbështetur hapjen e mbi 2,200 vendeve punës në Shqipëri.
Me rastin e prezantimit të programit të Verës 2025, Ryanair ka shpallur një promocion 3-ditor, me bileta që fillojnë nga vetëm €19.99, të disponueshme ekskluzivisht në ryanair.com.
Në konferencën për media, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, Shefi i Operacioneve Tregtare i Ryanair, Jason McGuinness, tha:

“Si linja ajrore me tarifat më të ulëta në Shqipëri, Ryanair ka kënaqësinë të prezantojë kalendarin e verës 2025, në Tiranë. Me 23 destinacione, përfshirë edhe 2 të reja drejt Lamezia dhe Varshavë – Chopin, ky program do t’u ofrojë mundësinë e fluturimit 3 milionë pasagjerëve, ndërsa do të mbështesë mbi 2,200 vende pune në Shqipëri.’’
Ryanair vlerëson mundësinë për zgjerimin e mëtejshëm në Tiranë, përfshirë krijimin e një baze në TIA. Kjo do të mundësojë rrjet më të zgjeruar, me tarifa të ulëta për qytetarët shqiptarë për të vizituar miqtë dhe familjet jashtë vendit.
“Që prej fillimit të operacioneve të tyre në nëntor ’23, RyanAir ka mundësuar fluturimet e rreth 3 milionë pasagjerëve nga dhe drejt Shqipërisë, duke dhënë një kontribut të madh në rritjen tonë të qëndrueshme gjatë 2 viteve të fundit. Gjithashtu, Ryanair ka ndikuar në qasjen tonë të operimit, duke ndihmuar skuadrën për të realizuar procedura më produktive dhe të bashkërenduara.

Prezenca e tyre do sjellë rezultate edhe më pozitive në vitet në vijim, veçanërisht me rrjetin e tyre të gjerë që rrit numrin e destinacioneve direkte nga TIA.’’ – u shpreh Piervittorio Farabbi, Drejtori Operacional i TIA.