Kompania e mishit, sallamit e salciceve refuzon të tregojë ku e blen lëndën e parë për produktet që shet në treg

Trending
Kompania e mishit, sallamit e salciceve refuzon të tregojë ku e blen
19 gusht 2023, aku njofton nder te tjera se ka bllokuar 25 ton “Mish Derri” me origjinë nga Qipro, importuar nga subjekti “EHW shpk”, foto e perdorur nga mediat per shoqerimin e lajmit per ngjarjen

Kompania EHW ka refuzuar ne menyre te perseritur te jape informacione e te dhena ne lidhje me lenden e pare qe perdor per produktet qe hedh ne treg. Muajin e fundit, kompanise ne fjale iu kerkua zyrtarisht informacion ne lidhje me vendet nga te cilat funizohet me lende te pare mishi per prodhimin e produkteve qe hedh ne treg.

Kerkesa per informacion e drejtuar zyrtarisht i ofronte mundesi kompanise E.H.W qe te beje transparence per vendet nga te cilat ka blere mish nga viti 2023 e deri tani ne 2025. Ne kerkese specifikohej se informacioni duhej te permbante sasine, llojin dhe origjinen e mishit qe kjo kompani ka blere jashte vendit per ta perdorur me pas per lenden e pare.

Kerkesa per informim, e bazuar ne ligjin per te drejten e informimit, perfshinte edhe shifrat e mishit te blere brenda vendit per lende te pare, mirepo ne asnjerin rast, subjekti privat nuk ka preferuar te ndaje me publikun informacionet e kerkuara.

Me nje akt te mirefillte te mungeses se bashkepunimit dhe kunder transparences, kjo kompani ka refuzuar dy here kerkesat zyrtare te drejtuara per te informuar median, e permes saj edhe publikun, se nga e merr lenden e pare te mishit dhe produkteve te tjera per te prodhuar produktet qe nxjerr ne treg.

Kerkesa per informacion bazohej ne shqetesimet e konsumatoreve per sigurine e produkteve ushqimore ne Shqiperi por edhe ne informcione qe redaksia disponon per ceshtje problematike sa i perket produkteve qe hidhen ne treg.

Konkretisht, me 29 shtator 2025, lajmifundit i drejtoi kompanise EHW kerkesen per informacion ku kerkonim:

Sa eshte sasia e mishit qe keni importuar ne Shqiperi nga jashte vendit, per vitin 2024, cfare kategorish te ketij produkti keni importuar, cila eshte origjina e tyre dhe me cfare cmimi?

Sa eshte sasia e mishit qe keni importuar ne Shqiperi nga jashte vendit gjate vitit 2025, cfare kategorish te ketij produkti keni importuar, nga cilat vende te origjines dhe me cfare cmimi?

Sa eshte sasia e mishit qe keni blere brenda vendit, gjate viteve 2023, 2024, 2025 deri tani, dhe cilat lloje te ketij produkti keni blere per lende te pare?

Sa eshte sasia totale e produkteve qe keni hedhur ne treg gjate viteve 2023, 2024, 2025?

Cila eshte frekuenca e kontrolleve dhe analizave qe kryeni mbi keto produkte? Cfare certifikimi dhe kontrolli ekziston ne lidhje me keto procedura analizash? Ku raportohen rezultatet e kontrolleve?

Procedura e importimit te mishit dhe produkteve te tjera te lendes se pare, realizohet teresisht nga ju, apo me partnere dhe nenkontraktore te tjere? Cilat jane masat dhe standardet qe aplikoni gjate transportimit te mishit qe importoni ne lidhje me higjienen, dhe sigurine e produktit? Si i monitoroni dhe i kontrolloni keto masa?

Sa eshte sasia totale e produktit qe keni kthyer per vitet 2023, 2024 dhe 2025 deri ne diten e sotme, si pasoje e mberritjes se dates se skadences?

Cilat jane procedurat e trajtimit te produkteve te kthyera per tejkalim te dates se skadences? Ju lutem, na vini ne dispozicion te dhena dhe dokumentacion ne lidhje me vendin, kohen, dhe menyren e asgjesimit te tyre, si dhe me procesin fundor qe ndodh me to?

Sa eshte sasia e produkteve qe keni derguar per asgjesim gjate viteve 2023, 2024, 2025?

Asgjesimin e kryeni vete, apo me subjekte te tjera, nese eshte kjo e fundit, cilat jane subjektet qe e kryejne asgjesimin? Sa jane fondet e shpenzuara per kete proces nga viti 2023 deri tani?

Ju lutem, a mund te na vendosni ne dispozicion certifikate asgjesimi per kete periudhe?   

Megjithe pyetjet konkrete dhe te detajuara ne ate informacion qe kerkohet, pergjigja e kompanise EHW ishte si me poshte:

Kompania e mishit, sallamit e salciceve refuzon të tregojë ku e blen
"Pergjigja" ku EHW refuzon te jape informacion per pyetjet e drejtuara

Pyetja ka qene konkrete: 

Sa eshte sasia e mishit qe keni importuar ne Shqiperi nga jashte vendit, per vitin 2024, cfare kategorish te ketij produkti keni importuar, cila eshte origjina e tyre dhe me cfare cmimi?

Sa eshte sasia e mishit qe keni importuar ne Shqiperi nga jashte vendit gjate vitit 2025, cfare kategorish te ketij produkti keni importuar, nga cilat vende te origjines dhe me cfare cmimi?

Pergjigja e kompanise, nuk perkon aspak me te dhenat konkrete te kerkuara ne pyetjet e drejtuara. Pergjigja jep disa te dhena te pergjithshme justifikuese te cilat nuk perkojne aspak me emrat e shteteve dhe vendet konkrete te origjines se produktit, sic kerkohet. Dihet se origjina e produktit te lendes se pare lidhet direkt me cilesine dhe sigurine e saj pasi shtete te ndryshme kane kontrolle e garanci te ndryshme per produktin dhe po ashtu, ka edhe ne liste te zeze shtetesh nga te cilat produkti ka dale me probleme apo eshte bllokiar historikisht. 

Pikerisht per te krijuar nje ide te qarte ne lidhje me kete fakt ne kerkesen per informacion eshte kerkuar origjina konkrete nga vjen produkti lende e pare, por kjo pergjigje nuk eshte dhene. 

Meqenese pergjigja e kthyer ne dt 3 tetor 2025, nuk permbante asnje nga informacionet e kerkuara, redaksia e perseriti kerkesen per informacion duke e bazuar kesaj radhe edhe me fort ne kornizen ligjore qe normon sigurine ushqimore ne vend dhe detyrimet per transparence ne kete sektor.

Me 3 tetor 2025 redaksia dergoi nje kerkese te dyte per informacion prane EWH. Kerkesa qaronte edhe ligjerisht, shkaqet e kerkeses per informacion dhe detyrimin qe kompania kishte per te dhene informacionet e kerkuara qe nuk ishin as sekret shteteror, as tregtar dhe as privat por statistika vjetore.

Pergjigja e mberritur ne daten 17 tetor 2025, nuk ishte ndryshe nga e para, kesaj radhe, vec mosdhenies se informacionit, kompania ne fjale perpiqet te justifikoje aresyen per refuzon te ndaje me publikun te dhenat e kerkuara.

Pergjigja:

Përshëndetje,

 Ju i referoheni Ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, sipas të cilit Autoritetet Publike apo shoqëri që ushtrojnë funksione publike janë të detyruar t’u përgjigjen kërkesave për informacion publik kërkuar nga mediat apo të tjerë.

EHW si shoqëri private, u nënshtrohet kontrolleve të përvitshme të cilat zgjasin jo më pak se një muaj, gjatë të cilave u japim institucioneve të shtetit të dhënat që na kërkohen. Juve ju kemi kthyer një përgjigje me të dhëna bazë, ashtu si bëjmë me çdo media tjetër kur na kërkon informacione apo pyetje në lidhje me industrinë apo biznesin. Për më shumë informacion, lutemi kërkojani atë institucioneve përkatëse.

Serish redaksia i drejtoi nje tjeter kerkese kesaj kompanie, per ti dhene mundesine qe te beje transparence per te dhenat e kerkuara, duke i vene ne dijeni se artikulli ishte ne proces pergatitje dhe se do te kishin mundesi te jepnin informacione e qendrimet e tyre.

Kerkesa e fundit e nisur ne daten 17 tetor 2025, nuk ka marre ende pergjigje edhe pse ka kaluar me teper se nje muaj nga kjo kohe.

Megjithese pergjigjet e EHW nuk permbajne ne asnje rast informacionet e kerkuara te cilat ishin te qarta dhe konkrete dhe qe do te na ndihmonin per e krijuar nje ide mbi cilesine dhe sigurine e produkteve, redaksia e ka marre per baze sugjerimin e tyre duke kerkuar informacion tek instiucionet perkatese ku ata na adresojne.

Pergjigjet e marra jane ne proces perpunimi dhe do te behen publike ne artikullin e radhes ne vijim te ketij publikimi.

ME TE LEXUARAT