Zbulohet kontrata, Zaimina Vasjari është emëruar specialiste në Ujësjellësin e Durrësit (Foto)
Lajmifundit
/
31 Korrik 2021, 10:53
Showbiz

Këngëtarja dhe ish- missi Zaimina Vasjari është e punësuar në Durrës, si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime, për degën e Shijakut. Mësohet se 33-vjeçarja e ka marrë këtë detyrë që nga data 10 qershor, ndërsa vendimin mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi.

Kujtojmë se Zaimina dhe partneri i saj, Klodian Asllani janë bashkë prej vitesh dhe janë prindër të një vajze, Khloe-s. Këngëtarja prej vitesh është shkëputur nga bota e muzikës apo edhe e televizionit.
View this post on Instagram
Ajo nën heshtje po jeton jetën e saj, duke qenë aktive në rrjetet sociale.


