Vrasja e 13-vjeçarit në Mat, policia vë në pranga poseduesin e armës

Aktualitet

Vrasja e 13-vjeçarit në Mat, policia vë në pranga

Policia e Matit ka arrestuar një 47-vjeçar, si poseduesi i armësh që u qëllua pë rvdekje aksidentalisht 13-vjeçari. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë.

“Në vijim të veprimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit datë 30.07.2021, ku në një stan në malin ‘Skëndërbeg’, aksidentalisht dyshohet se u vetëvra me armë zjarri shtetasi R.K., 13 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin:

P. S., 47 vjeç, banues në Kurbin (poseduesi i armës së zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 13-vjeçari.) Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pushkë dhe një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT