Drogë, dhunë dhe vjedhje, policia e Tiranës arreston 3 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është arrestuar një 21-vjeçar, i lënë në burg për prodhim dhe shitje të narkotikës. Gjithashtu, është arrestuar një 28-vjeçar, akuzuar për dhunë fizike de psikologjike ndaj bashkëshortes.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit për shtetasin A. S., 21 vjeç( i kapur nga seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: R. G., 28 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
Xh. A., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, sepse në Rrugën e Elbasanit ka tentuar të vjedhë unazën, shtetases M. B.”, njofton policia.


