"Shokuese! Kina po vjedh të dhënat e trurit tuaj, por përse?"

Teknologji

"Shokuese! Kina po vjedh të dhënat e trurit tuaj, por

Pajisjet të veçanta do t’i ndihmonin atletët të përmirësonin performancën e tyre…

Si funksionon truri i një kampioni? Kjo pyetje është bërë edhe në Kinë, aq sa ata u përpoqën të marrin të dhënat e trurit të Jannik Sinner-it e shumë yjeve të tjerë ndërkombëtarë të sportit. Kjo pyetje u shkrua nga gazetari amerikan Pablo Torre, i cili, në një episod të podkastit të tij “Pablo Torre zbulon”, shpjegoi si qeveria kineze kishte shkelur sistemet e sigurisë së serverit FocusCam, një teknologji biofeedback e përdorur nga shumë atletë për të stërvitur mendjen dhe përqendrimin e tyre.

Pajisjet të veçanta do t’i ndihmonin atletët të përmirësonin performancën e tyre, por janë gjithashtu tërheqëse për shumë vende si Kina, e cila, duke përfituar nga prodhimi i BrainCo, thuhet se synon të zbulojë modelet e valëve të trurit të kampionëve në mënyrë që t’i përdorë ato për të krijuar studentë super të talentuar dhe për të stërvitur ushtarët e së ardhmes.

Ky thashethem u përsërit edhe nga Riccardo Ceccarelli, një konsulent për Formula Medicine, kompani që bashkëpunon me Sinner-in dhe që e ka ndjekur personalisht atë në disa turne, duke pretenduar se të interesuarit në këtë pikë nuk janë vetëm numri 2 në renditjen e ATP-së, por edhe polakja Iga Swiatek, skiatorja Mikaela Shiffrin e piloti i Formulës 1, Charles Leclerc. Një skenar i tillë hedh dyshime të konsiderueshme jo vetëm mbi të ardhmen e sportit, por edhe të botës në tërësi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion