Bulevardi i Ri i Tiranës do të ketë së shpejti një “Partenon” modern

Teknologji

Bulevardi i Ri i Tiranës do të ketë së shpejti një

Pjesa fundore e Bulevardit të Ri të Tiranës shumë shpejt do të ketë “Partenonin” e vet, ku nuk do të mblidhen perënditë e antikitetit, por do t’u mundësohet qytetarëve të Tiranës të kenë një mundësi të shkëlqyer për relaks.

Kampusi do të ofrojë mjedise fantastike çlodhjeje dhe argëtimi, takimi mes miqsh, e pse jo dhe improvizime të ndryshme, të cilat vetëm se do i’a shtonin funksionalitetin kësaj vlere që do të pasurojë metropolin shqiptar.

Do të jetë ndryshe nga Partenoni antik, por do të ofrojë një ikonë për Tiranën, një piketë të re për kryeqytetin e së ardhmes, një shënjim në hartën e arsyes për të besuar se mrekullitë janë reale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bulevardi i Ri i Tiranës do të ketë së shpejti një

Veliaj publikon projektin për parkun fundor te Bulevardi i Ri: Shumë shpejt nisim punën për një tjetër xhevahir që do t’i shërbejë Tiranës së 100 viteve të ardhshme

Bulevardi i Ri në kryeqytet është drejt përfundimit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar në rrjete sociale videon nga projekti i pjesës fundore të Bulevardit të ri. Ai nënvizon se pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, është në përfundim edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardi i Ri.

“Puna e fundit drejt përfundimit të Bulevardit të Ri!

Pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, drejt përfundimit edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardi i Ri.

Shumë shpejt nisim punën për një tjetër xhevahir, që do t’i shërbejë Tiranës së 100 viteve të ardhshme. #VetemPerpara”, shkruan Veliaj. Bulevardi i Ri nuk do të jetë vetëm një hapësirë për makinat dhe kalimtarët, por edhe për ata që duan të pushojnë në gjelbërimin që e rrethon.

ME TE LEXUARAT