Studentët do t’u rikthehen auditoreve/ Nis viti i ri akademik 2026–2027, ja data konkrete

Aktualitet

Studentët do t’u rikthehen auditoreve/ Nis viti i ri akademik

Më 5 tetor nis viti i ri akademik 2026–2027 në universitetet shqiptare, me studentët që do t’u rikthehen auditoreve, laboratorëve dhe jetës universitare.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka bërë të ditur se ky vit akademik do të nisë edhe me hapësira të reja dhe më moderne në disa prej universiteteve në vend, si rezultat i investimeve të Ministrisë së Arsimit.

Sipas Kumbaros, investimet synojnë përmirësimin e mjediseve universitare dhe krijimin e kushteve më të mira për studentët dhe pedagogët, duke u ofruar atyre më shumë hapësira për studim, punë dhe zhvillimin e ideve.

Ministrja theksoi se përmirësimi i infrastrukturës universitare lidhet edhe me procesin e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, duke synuar forcimin e universiteteve shqiptare dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetin akademik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion