Akademia e Teknologjisë në One Albania një pikënisje për liderët e ardhshëm të teknologjisë

Teknologji
Akademia e Teknologjisë në One Albania  një pikënisje
Brano Djurovic, drejtor i përgjithshëm i "One Albania"

Akademia e Teknologjisë së One Albania (OTA) ka përmbyllur me një ceremoni diplomimi programin e saj dedikuar aftësimit të të rinjve në IT, teknologji dhe siguri kibernetike.

OTA është një program akademik që synon kualifikimin dhe profesionalizimin e të rinjve shqiptarë me anë të një qasjeje praktike që promovon njohuritë akademike, aftësitë teknologjike dhe sjelljen etike në vendin e punës.

Akademia e Teknologjisë në One Albania  një pikënisje

Kjo dritare e re edukative ka krijuar mundësi për angazhimin dhe punësimin e të rinjve në sektorin e teknologjisë.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave, drejtori i përgjithshëm i One Albania, Brano Djurovic tha se Akademia e Teknologjisë One është më shumë se thjesht një program dedikuar zhvillimit; është një pikënisje për liderët e ardhshëm dhe nxitësit e ndryshimeve në industrinë e teknologjisë.

"Akademia e Teknologjisë One Albania synon të ndihmojë të gjithë të rinjtë e talentuar,  për të forcuar aftësitë dhe kompetencat e tyre, për të qenë në një hap me kërkesat e epokës digjitale. Sot, ne festojmë jo vetëm arritjet e të diplomuarve tanë, por premtimin e një të ardhmeje më të ndritur, nxitur nga talenti dhe vendosmëria e tyre”,- theksoi Djurovic.

Akademia e Teknologjisë në One Albania  një pikënisje

Në ceremoninë e diplomimit ishte e pranishme edhe Ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, e cila u shpreh se këto iniciativa janë të rëndësishme në mënyrë që të rinjtë e talentuar të kenë akses në një edukim më efikas, e mbi të gjitha më cilësor dhe bashkëkohor. Ajo vlerësoi angazhimin e One për të ndarë ekpertizën me brezin e ardhshëm.

Duke fuqizuar mendjet e reja me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të pasur sukses në një të ardhme digjitale, Akademia e Teknologjisë One është kthyer në një program që inkurajon edukimin praktik, cilësor dhe diversifikues. OTA është një dëshmi e përkushtimit të One Albania për të nxitur një kulturë të të mësuarit dhe zhvillimit të vazhdueshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion