Të lënduarit nga protesta, QSUT përditëson të dhënat: 14 persona të shtruar në Spitalin e Traumës

Qendra Spitalore Universitare e Tiranës ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestave të ditëve të fundit.
Sipas informacionit, aktualisht janë 14 persona të shtruar në pavijone të ndryshme të Spitalit të Traumës, kryesisht në atë të Ortopedisë.
Mes të shtruarve janë pesë efektivë të Policisë së Shtetit, katër kalimtarë, katër protestues dhe një gazetare, e cila është lënduar gjatë zhvillimit të protestës.
Gjithashtu bëhet me dije se asnjë prej pacientëve nuk ndodhet në reanimacion, ndërsa vetëm njëri prej tyre i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Sipas përditësimit të fundit, gjendja shëndetësore e të gjithë pacientëve paraqitet e mirë.
Ndërkohë, protestat e ditëve të fundit kanë shoqëruar incidente dhe përplasje, duke sjellë lëndime për shumë persona.


