“Shkakton shikim të turbullt dhe djegie…”, mjekja pediatre tregon cialt janë pasojat e gazit lotsjellës

Aktualitet

“Shkakton shikim të turbullt dhe djegie…”, mjekja
Ekspozimi ndaj gazit lotsjellës dhe sprajit me piper mund të shkaktojë irritime të syve, lëkurës dhe rrugëve të frymëmarrjes.

Mjekja pediatre Lori Gjoni, ngriti shqetësimin, për pasojat shëndetësore te të rinjtë dhe adoleshentët, të cilët janë ekspozuar ndaj këtyre substancave gjatë protestave në Tiranë.

Sipas mjekes, kontakti me gazrat irritues mund të shkaktojë shikim të turbullt, djegie, lotim dhe ndjesinë e pranisë së një trupi të huaj në sy. Ndërsa në lëkurë, këto substanca mund të shkaktojnë djegie, irritime dhe reaksione alergjike, ndërsa në rrugët e frymëmarrjes mund të sjellin vështirësi respiratore.

“Shikimi i turbullt, ndjesia e djegies dhe lotimi” janë ndër shqetësimet që mund të shfaqen pas kontaktit të syve me gazrat, u shpreh mjekja në emisionin Dita Jonë në A2 CNN, duke theksuar se vlerësimi i dëmtimeve specifike okulare duhet të kryhet nga mjeku specialist.

Mjekja Gjoni paralajmëroi se ekspozimi i përsëritur, veçanërisht për periudha të gjata, mund të përkeqësojë problemet shëndetësore. Ajo theksoi se personat me probleme kronike të aparatit të frymëmarrjes mund të jenë më të rrezikuar nga komplikacionet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion