Email për bombë në Kuvend, pritet ndërhyrja e njësisë anti-eksploziv

Aktualitet

Email për bombë në Kuvend, pritet ndërhyrja e
Një email kërcënues për vendosjen e një mjeti shpërthyes ka mbërritur në adresën e Kryesisë së Kuvendit. Në mesazhin kërcënues pretendohet se brenda ndërtesës është vendosur një bombë me nitrat amoni, ndërsa paralajmërohen edhe sulme të tjera të mundshme.

Autoritetet përkatëse janë njoftuar dhe pritet ndërhyrja e njësisë antieksploziv për verifikimin e situatës.

EMAILI:

"Në institucionin tuaj, në pak minuta do të shpërthejë një bombë. Do jetë e tmerrshme ajo që do ndodhë. Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO).

Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati".

Email për bombë në Kuvend, pritet ndërhyrja e

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion