“Të bashkohen edhe mjekët”, thirrja e protestueses: Të bëhen edhe ata zëri i studentëve

Aktualitet

“Të bashkohen edhe mjekët”, thirrja e protestueses:
Nje qytetare ne protesten e studentëve u shpreh se shpreson që përkrahja për studentët të zgjerohet edhe te mjekët dhe profesionistë të tjerë, të cilët  mund të bëhen zëri i kërkesave të të rinjve.

Ajo vlerësoi se kryeministri Edi Rama ka pasur kohë të mjaftueshme për të zhvilluar dialog me protestuesit, duke shtuar se tashmë vendimi për hapat e mëtejshëm u takon vetë studentëve.

Jam pro studentëve. Shpresoj që të ngrihen edhe të tjerët, për shembull mjekët, që të bëhen edhe ata zëri i studentëve. Mendoj se kryeministri kishte katër muaj kohë për të bërë dialog me njerëzit në shesh. Nuk jam politikane dhe nuk e di se si mund të zgjidhet kjo lloj krize, por besoj se koha për dialog ka mbaruar. Kjo u takon studentëve”, deklaroi protestuesja.

Protestuesja denoi edhe dhunen e ushtruar nga policia ndaj te rinjve.

“Dhuna ndaj të rinjve është e tmerrshme. Për mua, policia është mercenare. Ata nuk duhet ta kishin pranuar atë bonus. Kjo gjë ka kaluar përtej ndërgjegjes së tyre.”, tha pedagogia për News24.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion