U dëmtua në protestat e djeshme, izolohen dyert dhe dritaret e Ministrisë së Ekonomisë
Godina e ministrisë së Ekonomisë, e cila u dëmtua gjatë protestës së studenteve duke i vënë zjarri dhe duke shkatërruar dyer dhe dritare tashmë është izoluar.
Siç shihet në këto pamje, dyert dhe dritaret e godinës janë izoluar, me disa pjesë metalike. Kjo masë është marre me qellim parandalimin dhe pengimin e te rinjve per te sulmuar kete institucion.
Ngjarja ndodhi pasditen e 14 tetorit, kur protesta u përshkallëzua dhe një grup protestuesish u zhvendos drejt godinës së Ministrisë së Ekonomisë. Protestuesit thyen derën e institucionit, hynë në ambientet e brendshme dhe nxorën jashtë sende e orendi, të cilave u vunë flakën.
Gjatë incidenteve u raportuan gjithashtu hedhje gurësh dhe lëndësh piroteknike, ndërsa situata u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Kujtojmë që sot kryeministri Edi Rama kërkoi dialog me studentët, por ata refuzuan, duke i kërkuar prerazi se nuk ka dialog, por se ai duhet të japë dorëheqjen.


