Policia ndërhyn me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit
Lajmifundit
/
20 October 2026, 14:22
Aktualitet

Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve, policia ka përdorur ujë dhe spraj me lëndë kimike në drejtim të tyre.
Studentët dhe pedagogët po protestonin në mënyrë paqësore kur forcat e policisë ndërhynë me ujë dhe spraj kimik, duke rritur tensionet në zonën përreth ministrisë.
Më herët, disa të rinj kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit, në një moment kur protesta ishte shoqëruar me tensione.


