Takime me agjentë serbë? Gazetarja Lala flet për deklaratën e Vlora Hysenit: Gjuhë vulgare...

Aktualitet

aaaaaaaaaaaa.JPG
Gazetarja e News24, Klodiana Lala ka reaguar pas deklaratave të Vlora Hysenit, ish-drejtuese e SHISH që lëshoi një deklaratë kërcënuese ndaj gazetarëve që po e pyesnin në hyrje të SPAK. "Klodi si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?" - tha Hyseni, në hyrje të SPAK, ndërsa Lala e pyeste për mesazhet me Ergys Agasin. 

“Ka zgjedhur të kundërsulmojë me gjuhë vulgare ndaj gazetarëve duke i shantazhuar ata për takime në hotele të ndryshme” tha Klodiana Lala në një lidhje live për Neëw24.

“Se për cila takime i referohet Vlora Hyseni mbetet për t’u sqaruar kur të dalë por ishte një akuzë e fortë e lëshuar dhe një shantazh ndaj gazetarëve” u shpreh Lala që foli në vetën e tretë për shantazhin e hapur që i bëri Vlora Hyseni.

Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni u pezullua nga detyra dhe u vendos nën masën e “arrestit shtëpiak” të martën, duke shkaktuar krizën më të rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare për dekada.

Hyseni akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekreteve shtetërore.

Masat e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH derivojnë nga hetimi që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj Ergys Agasit, i akuzuar për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme miratoi masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “arrest në shtëpi” për Hysenin.
 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion