Sulm masiv ajror, Ukraina lëshon mbi 600 dronë drejt Moskës, alarmohet kryeqyteti rus

Bota

 Sulm masiv ajror, Ukraina lëshon mbi 600 dronë drejt Moskës, 
Mbi 600 dronë u lëshuan gjatë natës drejt Moskës dhe rajonit përreth, ndërsa shumica e tyre u neutralizuan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore në zonat periferike.

Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Moskës, Sergej Sobianin, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

“Gjatë periudhës nga ora 20:30 e datës 21 tetor deri në orën 04:00 të datës 22 tetor, 630 dronë u drejtuan drejt rajonit të Moskës”, deklaroi Sobianin. 

Sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet ruse, sulmi shkaktoi dy të plagosur. Shumica e dronëve u neutralizuan nga mbrojtja ajrore në zonat periferike të kryeqytetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion