Dolën në protestë, mësuesit denoncojnë mesazhet kërcënuese: “Je fotografuar, do të mbash përgjegjësi!”

Aktualitet

 Dolën në protestë, mësuesit denoncojnë mesazhet
Një denoncim shqetësues është bërë në rrjetet sociale, ku pretendohet se disa qytetarë që kanë marrë pjesë në protestat kundër qeverisë janë përballur me mesazhe kërcënuese në telefonat e tyre. Sipas denoncimit, qytetarët janë paralajmëruar se janë fotografuar gjatë protestës dhe se do të kontaktohen për t’u njohur me akuzat për të cilat do të mbajnë përgjegjësi.

Denoncuesi, me profesion mësues, pretendon se mesazhe të tilla u kanë mbërritur edhe kolegëve të tij, duke shkaktuar frikë dhe shqetësim mes stafit pedagogjik.

Ai shprehet se mësuesit nuk kanë kryer asnjë veprim të paligjshëm, por vetëm kanë dalë në mbështetje të studentëve dhe të rinjve që prej ditësh protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në mesazhin e publikuar, mësuesit shprehen të tmerruar nga paralajmërimet dhe kërkojnë që denoncimi të bëhet publik, duke ruajtur anonimatin e tyre.

 Mesazhi që pretendohet se u është dërguar qytetarëve:

“Mirembrema! Je i fotografuar si pjesemarres sot ne proteste. Do kontaktoheni neser dhe do t’ju behet me dijeni akuza per te cilen do mbani pergjegjesi”.

Denoncimi:

“Keto jane sms qe po na vijne neper tel sot! Jemi te tmerruar ca po na bejne ! Ndjese por se dime ku kemi gabuar qe te na komunikohet nje akuze ! Kemi dale krah rinise, femijeve tane … spo bejme dot gjume rehat nga ky skizofren, nga ky shtet komunist ! Te lutem nese e sheh te arssyeshme publikoje ! Ndjese dhe nje here! Me respekt stafi i mesueseve ! Anonim te lutem”.

Deri më tani, nuk është verifikuar autorësia e mesazheve dhe as nëse ato janë dërguar nga ndonjë institucion shtetëror.
Dolën në protestë, mësuesit denoncojnë mesazhet

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion