Denoncimi i rëndë pas protestës në bulevard, vajzat pretendojnë se u ngacmuan sek'sualisht nga policët

Aktualitet

Denoncimi i rëndë pas protestës në bulevard, vajzat
Dy vajza që po kalonin në bulevard, pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga Punonjësit e Policisë.

Njëra prej vajzave duke folur për A2CNN tha se efektivët i kanë provokuar. 

I ndodhur rastësisht aty, drejtuesi i degës së PD, Krujë, Aulon Kalaja, ndërhyri për të denoncuar sjelljen e tyre.

Më pas Kalaja u shoqërua për rezistencë nga efektivët dhe më pas u lirua pas ndërhyrjes së Shefit të Komisariatit nr.1 Ervin Hasrama, të cilit i paraqiti videon.

Kalaja thotë së ky veprim është i turpshëm dhe do të bëjë denoncim pranë AMP dhe organeve të tjera për sjelljen e kundërligjshme të punonjësve të policisë.

Nga përplasja verbale, pretendon se është dhunuar po ashtu aktivisti i PD Mariglend Doçi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion