Pla'gosen bashkëshortët në autostradë, makina çan mbrojtëset e rrugës, bie nga ura

Aktualitet

 Pla'gosen bashkëshortët në autostradë, makina
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes në autostradën Fier-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës, ku një çift bashkëshortësh ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, kur një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga, është përplasur me barrierat metalike dhe i ka kapërcyer ato, duke përfunduar në një kanal rreth pesë metra poshtë urës.

Për nxjerrjen e dy bashkëshortëve nga automjeti është dashur ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse të Lushnjës dhe e personelit mjekësor të ambulancës.

Të dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore për lëndimet e shumta të pësuara.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia Rrugore, dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështia e madhe në asfalt, si pasojë e reshjeve intensive të shiut, kanë bërë që drejtuesi i automjetit të humbasë kontrollin dhe të mos arrijë të futet në rrethrrotullim.

Policia po vijon hetimet, ndërsa pritet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati viktima. Rrethrrotullimi i Kolonjës konsiderohet një nga segmentet problematike të këtij aksi rrugor, ku edhe më parë janë regjistruar aksidente të rënda, disa prej tyre me pasoja fatale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion