“Studentët të nxjerrin kandidatin e përbashkët për bashkinë e Tiranës”- Aktivisti : Të ftohen edhe partitë politike për ta mbështetur

Një aktivist, i pranishëm në protestën përpara Ministrisë së Arsimit ka bërë thirrje që studentët të organizohen në një lëvizje, e cila të ketë mbështetjen e qytetarëve dhe të propozojë një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës.
Sipas tij, protesta duhet të kalojë në një fazë konkrete organizimi, duke mos u identifikuar me asnjë forcë politike, por duke krijuar një alternativë të drejtuar nga vetë studentët.
Ai tha se pasi studentet te nxjerrin kandidatin e tyre, të ftohen edhe partite politike per ta mbeshtetur.
“Studentët duhet të konkretizojnë diçka. Do kenë mbështetjen totale të popullit. E di që shumë persona thonë pse po na nxitojnë. Serbia e tha shembullin. Populli duke parë Serbinë mendon se kjo është zgjidhja. Duhet ti mbështesim studentët dhe ti lejojmë të krijojnë lëvizjen e tyre, të nxjerrin kandidatë.
Objektivi duhet të jetë që të nxjerrin një kandidat të përbashkët, të mos ketë logo partie. Studentët duhet të organizohen dhe nga studentët të nxirret kandidati dhe më pas ti bëhet ftesë çdo partie politike që ta mbështesë. Misioni konkret është marrja e bashkisë së Tiranës” , tha aktivisti.


