Stresi i hedh benzinë flakës, i “mëson” studentët si të përgatiten për protestë (FOTO)

Showbiz

Stresi i hedh benzinë flakës, i “mëson”

Stresi ndoshta mund të ketë kontribuar në mesin e situatës së tensionuar në Tiranë.
Reperi i njohur, përkrahës i Partisë Demokratike të Sali Berishës, ka publikuar fotografinë e disa shisheve të mbushura me benzinë, të lidhura për mjete piroteknike, shkruan IndeksOnline.

Krahas fotografisë, Stresi ka shkruar se kjo është forma e vetme për të zmbrapsur policinë.

“Vetëm me këto i zbrapsni policët, e makinat, e çdo gjë. Jua garantoj 100%” shkroi Stresi.

Qysh dje, situata në Tiranë është tensionuar, me shumë protestues që kanë sulmuar me koktejë molotovi Bashkinë e Tiranës dhe tregun te Pazari i Ri.

01a13a75-0354-7030-9554-b93c85da4d8c__m.webp

Dhjetëra protestues janë shoqëruar në komisariat, teksa plot të tjerë kanë përfunduar në emergjencë.

ME TE LEXUARAT