Zhegrova debuton me barazim te Juve, fitojnë Real, Tottenham dhe Qarabag

Sport

Zhegrova debuton me barazim te Juve, fitojnë Real, Tottenham dhe Qarabag

Kanë përfunduar katër ndeshjet e xhiros se parë të Ligës së Kampionëve.

Spektakli më i madh u pa në Torino, ku Juventusi dhe Borussia Dortmundi u ndanë me barazim dramatik 4-4.

Në këtë sfidë debutoi edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili kontribuoi në golin e katërt të bardhezinjve.

Dortmundi disa herë kaloi në epërsi me golat e Adeyemit, Nmechës, Coutos dhe Bensebainit, ndërsa për Juventusin shënuan Yildiz, dy herë Vlahovic dhe Kelly në minutat shtesë, duke i dhënë torinezëve një pikë të çmuar.

Fitore ka shënuar Real Madridi, që mposhti Marseille-n 2-1, falë dy golave të Kylian Mbappes, ndërsa Tottenham debutoi me sukses duke mundur Villarrealin 1-0.

Befasia e mbrëmjes erdhi nga Qarabag, që triumfoi në Lisbonë ndaj Benficas me rezultatin 3-2.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion